Pak javë na ndajnë nga festat e fundvitit dhe shumë personazhe të njohur kanë nisur të zbukurojnë shtëpitë e tyre.
Më e fundit ka qenë moderatorja e ëmbël Elita Rudi, e cila nuk ka nguruar të publikojë edhe disa pamje nga ambjentet.
Vihet re që shtëpia është tepër luksoze dhe e ngrohtë njëkohësisht, teksa mbizotëron ngjyra blu.
Gjithashtu, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është pema e Vitit të Ri, për të cilën, Elita duket se është kujdesur që të dekorohet deri në detaje.
Kujtojmë që moderatorja dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko po presin që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të dytë. l.k/abcnews.al