Kryemadhi me maskë: Vetëm partia ma mbledh, votimi online i jashtëzakonshëm

schedule12:37 - 21 Nëntor, 2020

schedule 12:37 - 21 Nëntor, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim për mediat deklaroi se garon për tu rikonfirmuar.

Kryemadhi theksoi se votimi online ishte një proces sipas saj i jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se në qarqet më të vështira do të kandidojë ajo vetë.

“Unë sot garoj për tu rikonfimuar, pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues që do të dalë nga ky proces. Misioni i LSI-së është misin kombëtar, për t’i dhënë shqiptarë mundësi që të ndjehen në Shqipëri si në shtëpitë e tyre.

Votimi online sot ka qenë i jashtëzakonshëm edhe me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që janë jashtë kufijve. Kanë pushtuar qendrat e votimit të LSI dhe kjo tregon se fitorja në 25 prill do të jetë e jashtëzakonshme. Angazhimi dhe pjesëmarrja është e jashtëzakonshme dhe po e ndjekim online. Sot na kanë dhënë një mesazh sepse për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë vullnet politik. Mirënjohje për të gjithë”, u shpreh ajo.

Kryemadhi u shpreh se rinia është zemra e Shqipërisë dhe se i ka dhënë shumë vendit.

“Mesa duket partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër. Unë sërish mendoj që maskën njerëzit duhet ta mbajnë se i besojnë dhe jo sepse i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirusi, as varfëria,a s diktatura.

Brenda vetes kanë dashurinë dhe lidhjen me njëri-tjetrin. E kishim të domosdoshme, votimi online ishte një mundësi për tu ristruktuar edhe njëherë nga fillimi. Ky proces tregoi se njerëzit janë të etur për të qenë vendimmarrës për vetën e tyre. Ne jemi gjithmonë zgjidhja e problemit. Të gjitha janë të mundshme në LSI, jo vetëm në votim , por edhe në vendimmarrje”, tha më tej Kryemadhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!