Francë, policia vret një 20-vjeçar gjatë një kontrolli

schedule11:38 - 4 Korrik, 2018

schedule 11:38 - 4 Korrik, 2018

Përleshje të dhunshme janë regjistruar në qytetin Nantes në Francë mes disa manifestuesve dhe forcave të rendit. Qytetarë të shumtë dolën në rrugët e qytetit me bomba molotov pasi një agjent vrau një 22-vjeçar gjatë një kontrolli.

Përleshje mes disa grupeve të rinjsh me forcat e policisë në qytetin e Nantes, në Francë, pas vrasjes së një 22-vjeçari nga ana e një agjenti gjatë një kontrolli rutinë. Të armatosur me bomba molotov, shumë të rinj kanë sulmuar forcat e rendit. Gjatë manifestimit janë djegur disa makina dhe një qendër tregtare. Lidhur me rastin në fjalë po heton policia kombëtare për të qartësuar faktet dhe për të “përcaktuar rrethanat në të cilat agjenti ka qëlluar”.

Makina, me të cilën i riu po udhëtonte është ndaluar nga një patrullë “pas disa shkeljeve”, tha shefi i sigurisë publike të departamentit, Jean Bertrand. Agjentët “morën urdhër për ta sjellë shoferin në stacionin policor” sepse “identiteti i tij nuk ishte i qartë”. Bertrand thotë se i riu, “duke pretenduar të dilte nga automjeti, ka goditur një oficer policie me makinë” duke shkaktuar një lëndim të lehtë në gjurin e tij.

Në këtë pikë, kolegu i tij ka hapur zjarr dhe për fat të keq ka goditur shoferin. I riu që mori një plumb në pjesën e fytit, humbi jetën në spital. Menjëherë në lagjen Breil filluan përleshjet me molotov të lëshuar ndaj policisë. Edhe disa zona të tjera të qytetit të Nantës është regjistruar dhunë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!