Krishtlindja po afron dhe këtë vit për shkak të koronavirusit do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme. Sidoqoftë, kuptimi dhe mesazhi i dashurisë mbetet i fortë dhe këtë vit, për shkak të rrethanave të veçanta, është më i rëndësishëm se kurrë.
Disney publikoi videon e re të Krishtlindjes disa ditë më parë dhe menjëherë arriti të lëvizë të gjithë botën dhe të bëjë xhiron e internetit. Tre minuta, sa të zgjasë videoja janë të mjaftueshme për të prekur zemrat e botës, të rinj dhe të moshuar, pasi çështja në fjalë është familja ndër vite, vlera e saj dhe sa e rëndësishme është lidhja e anëtarëve të saj.
Protagonistët e historisë janë një gjyshe dhe mbesa e saj në Disney që feston 40 vjet bashkëpunim me organizatën bamirëse për fëmijë, Make A Wish.
Historia prekëse fillon në vitin 1940 kur një vajzë e vogël, Lola, merr një lodër si një dhuratë për Krishtlindje nga babai i saj, Mickey. Vitet kalojnë dhe vajza është rritur.
Shikoni reklamën lëvizëse në videon më poshtë: