Ndërroi jetë nga Covid-19, kush është infermieri në Shkodër

schedule22:10 - 19 Nëntor, 2020

schedule 22:10 - 19 Nëntor, 2020

Një nga viktimat e Covid-19 në Shkodër mbrëmjen e sotme është infermieri  i qendrës shëndetësore Gril-Vrakë.  Siç raporton gazetari Simon Shkreli viktima është Fran Kështeja. 59 vjeç.

Infermieri nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spitalin Rajonal të Shkodrës.

LEXO EDHE: Humbin jetën dy pacientë nga Covid në spitalin e Shkodrës, njëri polic bashkiak

Po ashtu si pasojë e koronavirusit humbi jetën edhe policit bashkiak i Shkodrës, Rauf Guri, 60 vjeç.

Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!