Policia italiane shkatërron bandën shqiptaro-arabe, 22 në pranga

schedule14:16 - 3 Korrik, 2018

schedule 14:16 - 3 Korrik, 2018

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të rrezikshme kriminale shqiptaro-arabe, që merrej kryesisht me trafikimin e drogës. Mësohet se në pranga kanë rënë 22 persona. Idenditeti i tyre nuk bëhet i ditur. Operacioni i gjerë është zhvilluar me qendër në provincën e Ferrarës. Mediat italiane raportojnë se grupi kriminal trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Holanda. Ndërkohë, hetimet kanë nisur në vitin 2016 dhe kanë dokumentuar aktivitetin e bandës në trafikimin e kokainës. /abcnews.al