Ditën e djeshme Catania dhe Vibonese u përballën për javën e 12 të Serie B. Skuadra e Catania arriti të fitojë me shifrat 2-1 mes shumë vështirësish, pasi miqtë në fund rrezikuan shumë portën e vendasve.
Për të ruajtur avantazhin është dashur edhe ndihma e trajnerit Giuseppe Raffaele. Një kundërsulm i Vibonese ishte gati të niste pas një dueli pranë teknikut.
Ky i fundit nuk e lejoi lojtarin e Vibonese, por hyri në fushë dhe i rrëmbeu topin me pretendimin se duhet të ndalej loja për shkak se lojtari i tij është i dëmtuar. Gjyqtari ndërhyri dhe e ndëshkoi me karton të kuq trajnerin. /abcnews.al