Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, e ka pranuar se një ditë dëshiron të luajë në Premier League. Turko-gjermani numëron vetëm 35 ndeshje në dy sezonet e fundit me bardhezinjtë dhe tashmë është në fundin e kontratës me ta. 33-vjeçari mesa duket kërkon të realizojë ëndrrën e fëmijërisë si dhe pranon se nuk do t’i thoshte jo një ribashkimi më Jose Mourinhon.
“Kur kam qenë fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaja në Premier League. Jam shumë i lumtur me karrierën time deri më tani, por diçka më mungon. Është ëndrra ime që të luaj një ditë atje dhe ende nuk e kam realizuar.
Kam parë shumë ndeshje të kampionatit anglez kur kam qënë i ri dhe vazhdoj t’i ndjek ato. Dhe në Champions League gjithmonë më ka pëlqyer të luaja kundër klubeve angleze. Atmosfera, stili si dhe idetë e tyre për fubollin më kanë bërë gjithmonë përshtypje”, deklaron lojtari për “Sky Sport Germany”.
“Transferimi te Tottenham dhe ribashkimi me Mourinhon? E vlerësoj shumë Josen për shkak të personalitetit të tij. Ai është gjithmonë i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe një trajner i shkëlqyer. Shumë njerëz flasin për të, por Mourinho është një kampion.
Më pëlqente shumë të punoja me të, por ka shumë trajnerë me të cilët do të doja të punoja. Unë kurrë nuk do t’i thoja jo portugezit, por edhe Ancelottin e respketoj shumë. Ai më ka lënë shumë përshtypje dhe është një person i jashtëzakonshëm”, përfundon Khedira. /abcnews.al