VIDEO/ Italia dhe Belgjika e mbyllin në krye, kur luhen sfidat gjysmëfinale

schedule22:44 - 18 Nëntor, 2020

schedule 22:44 - 18 Nëntor, 2020

Italia dhe Belgjika ia dalin të sigurojnë vendet e para në grupet e Ligës A të Nations League. 4 herë kampionët e botës fituan 0-2 në Sarajevë kundër Bosnjës vendase. Andrea Belotti realizoi një eurogol fluturimthi në mesin e pjesës së parë, teksa dyfishimi erdhi në minutën e 68-të falë dy lojtarëve të Sassuolos.

Asist shumë i bukur i Locatellit dhe finalizim i Domenico Berardi, i cili ishte futur në fushë tre minuta më parë. Me 12 pikë e mbylli Italia grupin 1 të Ligës A, duke lënë pas Holandën me një pikë më pak, që fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Polonisë.

Vendasit nisën festën që në minutën e tretë. Kamil Jozwiak zhvilloi një inkursion shumë të bukur, dribloi disa mbrojtës dhe mposhti portierin e Holandës. Kaq për pjesën e parë, teksa Memphis Depay (penallti) dhe Georginio Wijnaldum përmbysën gjithçka çerekorëshin e fundit të lojës.

Belgjika mposhti 4-2 Danimarkën në Bruksel, duke siguruar vendin e parë në grupin 2 të Ligës A në Nations League. Romelu Lukaku (dygolësh), Tielemans dhe De Bruyne ishin autorët e golave për “Djajtë e Kuq”, ndërsa Wind dhe autogoli i Courtois (gafë fatale) ishin golat e vikingëve.

Triumf i thjeshtë për Anglinë. Ekipi i Southgate mposhti 4-0 Islandën në “Wembley” (Mount, Rice, Foden 2x), duke e mbyllur në vend të tretë grupin 2. Italia dhe Belgjika i bashkohen Francës dhe Spanjës, si 4 kombëtaret fituese të Ligës A të Nations League.

Gjysmëfinalet do të luhen në datë 6 dhe 7 shtator të vitit 2021. Finalja për vendin e tretë do të zhvillohet në 10 tetor, teksa në të njëjtën ditë luhet edhe finalja e madhe për fitimin e trofeut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!