Ballkani është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë, si në shumë vende të tjera të botës.
Por si ëhstë situata në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi? Kjo çështje u trajtua në emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku.
Zef Komani, psikiatër nga Kosova tha mes të tjerash foli për ndikimin e Covid-19 në shëndetin mendor të të prekurve.
“Nuk duhet të harrojmë që dikund përafërsisht rreth 450 milion njerëz gjatë vitit në tërë botën shfaqin çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor, ku nga ata dikund rreth 800 mijë vetë vetëm bëjnë vetëvrasje. Me paraqitjen e pandemisë së Covid 19, këto problem vetëm janë duke u thelluar dhe këto shifra janë duke u rritur”, tha ai.
Për mjekun nga Mali i Zi, Rexhep Kraja disa gjëra janë bërë gabim. “Këtu u bënë disa gjëra gabim…këtu ndodhën disa gjëra që nga organizimi I zgjedhjeve, që u pasuan me disa gjëra mbrapa, që ndikuan që pandemia të shtrihet në mënyrë shumë kulminante. Që nga fillimi I shtatorit e më pas kemi rritje eksponenciale”, tha ai.
Ndërkohë, Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës u shpreh se Tetova ka 600 raste aktive, që nuk janë pak.
Tetova me rrethinë ka aktualisht 600 raste aktive që nuk janë pak, tendenca është që cdo ditë të kemi 30 deri në 35 raste që detektohen si pozitive që përsëri është shumë. Kërkesat tona iu drejtohen qytetarëve që të ulin në maksimum komunikimin, mbledhitë familjare dhe komunikimin në grupe”, deklaroi ajo. /abcnews.al

