Kryebashkiaku: 50 euro për cdo qytetar që është infektuar me koronavirus

schedule18:19 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:19 - 18 Nëntor, 2020

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti propozon që çdo qytetari të infektuar me koronavirus në komunën që ai drejton t’i jepet 50 euro për të mbuluar sado pak shpenzimet për përballimin e sëmundjes.

Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë.

Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës” shkruan ai. Në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan 11 viktima e 720 raste të reja me COVID-19./ db/Abcnews.al