Pas maska dhe distancim fizik, gjermanët protestojnë kundër masave anti-Covid

schedule13:19 - 18 Nëntor, 2020

schedule 13:19 - 18 Nëntor, 2020

Një numër i madh njerëzish janë mbledhur të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares Angela Merkel për fitimin e më shumë kompetencave për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund t’i japin fuqi qeverisë që të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Këto kompetenca u takojnë landeve gjermane.

Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.

Oficerët e policisë u rreshtuan për të mos i lejuar demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit. Ndërsa, i paralajmëruan ata se do t’i japin fund  protestës së sotme nëse nuk i përmbahen rregullave dhe distancimit fizik. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!