Shtyhet seanca ndaj Gjyqtares Mimoza Margjeka. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares.
Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.
Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.
n.d./abcnews.al