Tre të dyshuar janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas vjedhjes së disa kryeveprave në Dresden vitin e kaluar, e cila tronditi botën e artit, raporton CNN.
Rreth 100 vepra arti të paçmueshme u vodhën në nëntor 2019.
Të tre shtetasit gjermanë – dy të moshës 23 dhe një tjetër 26 u arrestuan në Berlin të martën në mëngjes, sipas njoftimit të policisë. Policia po kërkon gjithashtu për dy të dyshuar të tjerë, Abdul Majed Remmo dhe Mohamed Remmo, të dy 21 vjeç.
Autoritetet deklaruan se: “Fokusi i masave sot është kërkimi i thesareve të vjedhura të artit dhe provave të mundshme, të tilla si mjetet që janë përdorur dhe veshjet “.
Një total prej 1,638 oficerë policie janë të përfshirë në operacion. Green Vault përmban një koleksion befasues të veprave historike dhe të çmuara. Një nga pjesët më të famshme të koleksionit është një diamant i gjelbër 41 karat i njohur si Green Dresden.
Koleksioni, i vendosur brenda Pallatit Historik Mbretëror në Dresden, shihet si një vend me rëndësi kombëtare nga shumë gjermanë. Është një nga muzetë më të vjetër në botë dhe ka tërhequr një sërë vizitorësh në të kaluarën. Kancelarja gjermane Angela Merkel priti presidentin e SHBA Barak Obama në 2009.
Fokusi i kërkimit mbetet zona e Berlinit, sipas deklaratës së policisë./abcnews.al