Altin Lala, Ansi Agolli dhe tani Edvin Murati. Një tjetër ish që motivon kombëtaren, në prag të një ndeshjeje të rëndësishme si kjo kundër Bjellorusisë. Kuqezinjtë duan tre pikët për t’u renditur të parët në grup dhe për t’u ngjitur në Ligën B.
Murati, nga Franca thur elozhe për sfidën që Shqipëria bëri kundër Kazakistanit dhe tani ka një porosi për finalen me Bjellorusinë: “ E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë.
Mesazhi i Muratit për Kombëtaren ?? para Bjellorusisë: Luani me zemër!
Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati ka vlerësuar ndeshjen e kuqezinjve ndaj Kazakistanit . pic.twitter.com/bs0fipcsfm
— FSHF (@FSHForg) November 18, 2020
Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë. Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore”. /abcnews.al