“Komplimentohem kur më thonë se i ngjaj asaj”, partnerja e Ledrit dedikim prekës për njeriun e shtrenjtë

schedule22:21 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:21 - 17 Nëntor, 2020

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Sara po shijon ditët e fundit të kësaj periudhe të ëmbël, ku po i shijon pranë njerëzve të saj më të afërt. Një ditë më parë, partnerja e reperit zbuloi dhuratën e këndshme që kishte marrë nga mikeshat e saj të ngushta, të cilat i kishin organizuar në baaby shower të dytë.

Sara ndau disa video në rrjete sociale, ku shkruante se ndihet me shumë fat. “Kështu, shoqet e mia në Gjermani më surprizuan me një baby shower të dytë. Sepse sigurisht unë duhet të festoja edhe me ta. Sa me fat që jam.”, shkroi partnerja e Ledrit. Ndërkohë, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi krah së ëmës ku dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

“Komplimenti më i madh për mua është, kur njerëzit më thonë se i ngjaj gjithnjë e më shumë asaj. Mami im”, ka shkruar Sara krahas fotos. Kujtojmë që Ledri dhe Sara kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të mirëpritur të voglën e tyre. Pak javë më parë, Ledri publikoi dhe këngën “Si Baba”, një dhuratë e parakohshme që i bëhet së bijës, e cila me siguri do ta kujtojë me nostalgji dedikimin e të atit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!