Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj priti në një takim Konsullin e Shqipërisë në Liban, Mark Gorajeb.
Ai e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë dhe vazhdon të japë për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi “Al Hol”, ku mbahen të rrethuar nga ISIS së bashku me familjet e tyre.
Baba Mondi i parashtroi Konsullit të Shqipërisë në Liban nevojën e patjetërsueshme të vazhdimësisë së misionit të madh njerëzor për të riatdhesuar sa më shumë shqiptarë, familje, fëmijë, të rinj, të zhgënjyer, që kanë rënë pre e rrymave të ndryshme regresive.
Konsulli i premtoi liderit botëror të bektashizmit se dhe me ndihmën e shtetit shqiptar do të vazhdojë të punojë shumë për këtë mision./ db/Abcnews.al