Shkodër, ekspozitë e fotografit të madh Angjelin Nenshati, filmoi momente të viteve ‘90

schedule16:55 - 1 Korrik, 2018

schedule 16:55 - 1 Korrik, 2018

Një ekspozitë me 100 foto të fotografit të madh Angjelin Nënshati u hap në qytetin e Shkodrës. Artdashësit u njohën me fotografi të papublikuara ndonjëherë, por që ruheshin nga familja e tij. 

U desh punë e madhe të nxirren nga arkivi mbi 280 mijë imazhe të shkrepura nga Angjelin Nënshati. Fotografi shkodran, i fundmi i plejadës së fotografëve të mëdhenj, nxënës i Marubëve.

Lucjan Bedeni,  Drejtor i Muzeut “Marubi“: “I vetimi i cili me ritmin e Marubëve vazhdon edhe ai në mënyrë të saktë dëshminë, apo dokumenitmin e çdo monumenti që ka të bëjë me qytetin. Imazhet e viteve ‘90 kanë qenë të paimagjinueshme që të shkrepeshin se kishte një regjisurë të përcaktuar prej imazhit”.

Fotografitë janë të rralla. Tregojnë ngjarjet e periudhës së diktaturës si dhe momentet kyçe të ndryshimeve politike në fillimin e viteve ‘90-të.

Një kujdes të veçantë iu kushtua përzgjedhjes së fotove për ekspozitë.  Mbi 100 te tilla.

Lucjan Bedeni: “Fillimisht bëmë një hulumtim në gjithë shënimet e sorëshkrimet që autori ka lënë për filmat, ku në të gjitha ai shënon adrësn dhe vendin ku është shkrepur imazhi”.

Angjelin Nënshati me aparatin e tij nuk pushoi së fotografuari deri në fund të jetës së tij. Shumë pak njerëz mund të mbajnë në memorien e tyre faktet dhe transformimet e objekteve të ndryshme siç janë ato të kultit.

Angjelin Nënshati u nda nga jeta në vitin 2008. Ai i ka lënë një fond prej 280 mijë imazhesh Muzeut Kombëtar “Marubi”. /abcnews.al

Gazetari ABC News Shkodër: Simon Shkreli