Nagorni-Karabakh: Erdogan dërgon trupat ushtarake turke për të mbikëqyrur armëpushimin

schedule11:50 - 17 Nëntor, 2020

schedule 11:50 - 17 Nëntor, 2020

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi sot miratimin parlamentar për dërgimin e trupave në Azerbajxhan, në mënyrë që të marrë pjesë në një mision vëzhgimi të armëpushimit ruso-turk në Nagorni-Karabak.

Në një kërkesë dërguar Asamblesë Kombëtare, Erdogan bëri thirrje për miratimin parlamentar për të dërguar trupat dhe për të ngritur një “qendër koordinimi” me Rusinë për të mbikëqyrur armëpushimin.

Sipas kërkesës së Erdogan, trupat, të cilat do të dërgohen nga Turqia, do të vendosen për të “marrë pjesë në aktivitetet e qendrës së koordinimit që do të ngrihet me Rusinë” dhe për të siguruar gjendjen e armëpushimit.

Miratimi për vendosjen e trupave, do të jetë i vlefshëm për një vit dhe numri i trupave që do të vendosen do të përcaktohet nga vetë Erdogan.

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan armëpushimin me anë të një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia javën e kaluar, pas  disa javë luftimesh vdekjeprurëse në Nagorni-Karabak, një rajon autonom i Azerbajxhanit me shumicë armene.

Në mënyrë që të monitorohet pajtueshmëria me marrëveshjen, e cila ratifikon përfitimet territoriale të Bakut dhe parashikon dëbimin e armenëve nga zona të caktuara, Moska ka filluar në ditët e fundit të shtojë praninë e “forcave paqeruajtëse”.

Megjithëse Turqia nuk përmend ndonjë pikë në marrëveshje, Ankara shpejtoi të deklarojë pas nënshkrimit të saj, se trupat turke do të merrnin pjesë në monitorimin e zbatimit të armëpushimit nga qendra e koordinimit.

Zyrtarët turq dhe rus diskutuan në Ankara kushtet e funksionimit të qendrës, datën e fillimit dhe vendndodhjen e qendrës së koordinimit por asgjë nuk është bërë e ditur ende për mediat.

n.d./abcnews.al