Sulejman Starova, trajneri i njohur kryeqytetas, vijon të jetë pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC. Tema e diskutimit këtë herë është kombëtarja shqiptare, që mposhti me rezultatin 3-1 Kazakistanin një ditë më parë në stadiumin “Air Albania”.
“Reja u ka dhënë dorën disa lojtarëve të rinj, me perspektivë. Është detyrim të dalim të parët, kur shohim me rivalët. Fakti që formacioni ka lëviz për t’u bërë vend të rinjve, sjell oscilacione. Jemi në skuadër në ndërtim dhe duhet durim. Normalisht duhet të fitojmë, por duhet ta dimë që po e ndërtojmë skuadrën”, u shpreh Starova fillimisht.
“Fitoret krijojnë atmosferën e duhur për të punuar. Po formojmë ekipin. Hysaj, Cikalleshi, Abrashi dhe Memushaj ishin më të mirët, pavarësisht moshës. Po bëjmë një krahasim? Sllovenia sa herë ka shkuar në Europian? Më shumë se ne. Ia kanë dalë duke e ndërtuar skuadrën, pastaj kanë bërë një pauzë”.
“3-5-2 Reja ka luajtur nga fillimi. Uzuni nuk luajti në vend të tij, por duhet të aktivizohet. Kemi pasur probleme nga e djathta. Hysaj jep shpirtin në fushë. Dy krahët ishin krejt ndryshe. Uzuni ka natyrë tjetër, sulmon. Nuk është se çaloi në aspektin difensiv, pasi e gjëmonte kundërshtarin.
Ai luan për 4-3-3 dhe futet nga brenda, duke penguar Kallakun. Po luanim me Trashin aty dhe ishim në balancë, pastaj Lenjani. Uzuni dhe Kallaku duan vendin e tyre, jo aty ku luajtën. Nëse do kishim në rregull mbrojtësin e majtë, Kallaku nuk do shpenzonte ato energji. Uzuni sa kap topin, do të shpërthejë. Ai është i ri dhe futej në driblim. E kemi prishur me këto dy vendosje edhe qarkullimin e topit”. /abcnews.al