VIDEO/ Ky është pallati ku u nxor i pajetë 54-vjeçari që u dogj në banesën ku jetonte i vetëm

schedule20:38 - 16 Nëntor, 2020

schedule 20:38 - 16 Nëntor, 2020

Ky është pallati ku mbrëmjen e sotme u nxor i pajetë 54-vjeçari Stefan Kosta i cili ndërroi jetë si pasojë e djegieve pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

ABC mëson se ai ndodhej i vetëm në banesën të cilën e kishte marrë me qira nga një person që jeton në Greqi ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Kosta u nxor i pajetë nga forcat zjarrfikëse të cilët tashmë kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!