Terrorizmi, pandemia, anëtarësimi në BE, Kancelari i Austrisë video-konferencë me Ramën

schedule10:28 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:28 - 16 Nëntor, 2020

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka zhvilluar këtë të hënë një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Kurz bën me dije se ky bashkëbisedim ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, koronavirusin si dhe mbështetjen në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Sapo pata një videokonferencë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSCE Edi Rama, mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë e COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Kurz.

Siç shkruan kancelari austriak, Europa nuk është e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor ti bashkohen.

n.d./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!