Raul Jimenez është një nga qendërsulmuesit më të mirë të Premier Ligës dhe si i tillë në verë kishte shumë oferta. 29-vjeçari tashmë që merkato ka përfunduar, zbulon edhe prapaskenat e merkatos.
Portugezi shprehet se e donin Juventusi dhe Manchetser United, por marrëveshja me Wolves nuk u arrit. Edhe në këtë sezon Jimenez është në formë dhe ka shënuar 4 gola në 8 ndeshjet e para në Premier League.
“Një ditë u zgjova dhe mora vesh se Juventusi ishte i interesuar për mua. Edhe Manchester United e di që ka pasur qasje ndaj meje, por nuk ka pasur kurrë një marrëveshje.
Te Wolverhampton jam i lumtur, nuk është kurrë gabim të qëndrosh në një vend ku ndihesh mirë. Klubi e di që unë nuk kënaqem asnjëherëë dhe kërkoj gjithmonë diçka për të përmirësuar veten. Nëse largohem, do duhet që Wolves të kënaqet dhe unë të plotësoj kushtet e mia”, u shpreh Jimenez. /abcnews.al