Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Messi ka ende shijen e keqe, vetëm një detaj prishi rikthimin e Neymar”

schedule19:38 - 15 Nëntor, 2020

schedule 19:38 - 15 Nëntor, 2020

Në verën e vitit 2017 Neymar u largua nga Barcelona për shifrën rekord të 222 milionë eurove te PSG. Shpejt braziliani u pendua dhe kërkoi rikthimin te katalanasit, me këta të fundit që e kërkuan me ngulm, por një detaj i fundit anuloi gjithçka në verën e vitit të shkuar.

Në lidhje me këto prapaskena ka folur ish-drejtori sportiv i Barcelonës në atë periudhë, Javier Bordas. Ai zbulon të gjitha prapaskenat e tre viteve më parë.

“E takova Neymar personalisht dhe më tha se donte të kthehej. U përpoqëm ta rimerrnim më çdo mënyrë të mundshme. Në kishim dështuar tre herë për të blerë lojtarë nga PSG. Thiago Silva, Verrati dhe Marquinhos nuk u lejuan të vijnë te ne.

 

Ata janë një klub që nuk shesin dhe me Neymar ishte shumë e vështirë. Ishim aq afër, sa Neymar dhe ne të gjithë menduam se do të vinte. Kishim arritur gjithçka, por Barça dhe PSG nuk e gjetën marrëveshjen për orarin për të mbyllur operacionin.

Mendoj se Messi e ka ende shijen e keqe të dështimit të këtij operacioni. Shumica e lojtarëve ulën pagat e tyre për të risjellë Neymar në Barcelonë. Edhe vetë braziliani hoqi dorë nga një shumë e madhe parash për tu bashkuar me Barcelonën.

 

Unë e takova Neymar dhe ai më tha arsyen pse vendosi të largohej nga Barça, por preferoj ta thotë vetë ai. Babai i sulmuesit nuk ndikoi te largimi nga Barcelona, madje e takova personalisht dhe ishte kundër”, u shpreh Bordas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!