Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Humbi jetën nga COVID-19, Meta: Respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit

schedule16:35 - 15 Nëntor, 2020

schedule 16:35 - 15 Nëntor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Selim Veizi.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi humbi jetën në moshën 75-vjeçare.

Veizi ishte infektuar me Covid -19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.



“Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore! I paharruar kujtimi i Tij”, shkruan Meta.

Statusi:

Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Lexo edhe: Humb jetën nga COVID-19 ish-kryebashkiaku i Kavajës Selim Veizi

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!