ESTONI– Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, theksoi mbështetjen e fortë të Estonisë për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.
“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE-së. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë.
Vijoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaj.
Në qoftë se Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë”, u shpreh Michal.
Deklarata u bë në kuadër të vizitës dhe takimeve zyrtare mes dy kryeministrave, ku në fokus ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!