“12 veta në banjo, cigare dhe kafe”, Bendtner zbulon prapaskenat te Juve

schedule15:58 - 15 Nëntor, 2020

schedule 15:58 - 15 Nëntor, 2020

Juventus është një nga klubet më të mëdha në Botë dhe me lojtarët më profesionistë, por gjithçka është deri në një nivel. Bardhezinjtë në skuadër para disa vitesh kishin Nicklas Bendtner.

Sulmuesi ishte pjesë e bardhezinjve në sezonin 2012-2013 dhe nga ajo kohë ai tregon një episod shumë të veçantë. Në ditën e tij të parë ai zbuloi një sekret të ish-shokëve të skuadrës.

“Në ditën time të parë te Juventus po kërkojë dhe nuk po gjeja shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore. Kisha parë kudo dhe nuk ishin. Pastaj më në fund i gjeta, ishin 12 lojtarë në banjo.

 

Po pinin cigare dhe kafe. Më panë dhe qeshën e nisën të bënin shaka. Ishte një situatë që më argëtoi vërtetë. Nëse shikon karrierën e Buffon dhe Pirlo dhe sa profesionistë janë, kjo gjë më hapi sytë edhe mua.

Etika që ata treguan në fushë dhe ndjenja e përkatësisë që ekzistonte në dhomat e zhveshjes ishte e pabesueshme. Kështu askush nuk mund të kërkonte llogari për problemin e pisrjes së duhanit”, u shpreh ish-sulmuesi i Danimarkës. /abcnews.al