Ditën e sotme feston ditëlindjen sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala. Argjentinasi mbush 27 vjeç dhe urimet për të kanë qenë të shumta nga miq e kolegë. Mesa duket urimin më të bukur e ka marrë nga partnerja e tij, Oriana Sabatini, e cila ka postuar dhe një foto në “Instagram” me lojtarin.
“Të dua sot dhe çdo ditë më shumë, edhe pse në këtë pikë më duket e pamundur. Dëshira ime për ty në këtë ditë është që të të shikoj të lumtur përgjithmonë. Dua të jesh ai që ti do, duke bërë atë që ti dëshiron në mënyrën tënde.
Ti je i pabesueshëm dhe meriton gjithçka. Gëzuar ditëlindjen jeta ime, të dua me gjithë shpirt dhe shumë më tepër”, shkruan Sabatini krah fotos. Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri tjetrit, ku shikohen duke u puthur, krahas dy tortave për Dybalën. /abcnews.al