Agron Hysenlliu e ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erjon Veliaj në një postim në Facebook.
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, prej ditësh ndodhej i intubuar tek Infektivi.
Veliaj, shkruan se Hysenlliu “ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.”
Postimi
“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë! ” s.b/abcnews.al/
Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në…
Posted by Erion Veliaj on Sunday, November 15, 2020