Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

I vendosi notën 10-të opozitës, Rama: Meta ëndërron luftë me qeverinë, jo me Covidin

schedule15:35 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:35 - 14 Nëntor, 2020

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe Presidentin pas deklaratave të tyre kundër qeverisë për strategjinë e luftës kundër koronavirusit. Kreu i qeverisë u shpreh se kreu i shtetit ëndërron luftë me qeverinë.

“Kush flet sot për spitalet e Shqipërisë dhe nxjerr nga goja fjalë të padenja, ose i ka parë në kohën e vjetër dhe kujton se janë si sot, dhe kur i sheh si janë sot përmes fotografive, videove, mendon se është e paimagjinueshme për të qenë e vërtetë, ose i ka të dy sytë në ballë, por e ka mendjen në gjumin e Lulit, kush nuk i ka dy veshët në vend, por e ka mendjen në dokrrat e Monikës. E vërteta sot është që Shqipëria sot falë këtij transformimi dhe kësaj qeverie dhe ministres sonë të Shëndetësisë, po e përballon këtë sfidë me dinjitet dhe Shqipërisë nuk po i ndodh asgjë që nuk i ndodh Amerikës, Francës, Italisë, rajonit dhe kështu me radhë.

Është shumë e dhimbshme, por shumë e vërtetë që sot në këtë situatë në Shqipëri, shoqëria jonë më shumë sesa problemin e mundësive për të përballuar këtë sfidë vuan pamundësinë e një pakice për të gjetur arsye dhe forcë që t’i bashkohet shumicës në këtë sfidë. Një opozitë që shpresën e fundit për t’u kthyer në pushtet e ka varur te armiku i padukshëm, që ëndërron katastrofën. Ëndërron që të vërtetë të mos ketë shtretër për të sëmurët dhe Shqipëria ta humbasë këtë sfidë dhe ata të mund të përfitojnë, dhe cfarë? Të përfitojnë atë pushtet që e kanë pasur dy herë dhe në të dyja herët kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete.



Dhe e kanë çuar njëherë në humnerë në 1997, që Vlora e mban mend mirë dhe njëherë në prag të humnerës në 2013. Larg qoftë mund të gjendemi edhe ne sikur gjendet Italia sot në Lombardi, në kushtet që pacientët rrinë shtrirë në dysheme se nuk ka vend, por cfarë do të thotë kjo? Si mundet që shqiptarëve t’ju flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në Shqipëri, që bie një herë në shekull, të mos gjendet ajo forcë njerëzore dhe morale për t’u bërë njerëzor dhe për të qenë pjesë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz.

Një opozitë e tillë, në radhë të parë PD-së t’i mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës, qametit dhe nga ana tjetër të katandiset ky vend me një president, i dehur plotësisht dhe thotë i vë notën 10-të kësaj opozite. Natyrisht është e kuptueshme, i vë notën 10 kësaj opozite se për vete shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me covid-in, por me qeverinë, me shumicën që e ka kthyer në shënjestër sikur të ishte forcë armiqësore. Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar të një regjimi që është shtypës për Ilir Metën, sepse shtyp ëndrrën e tij për të sjellë vërdallë si i treti i vërteti, një herë këtej dhe njëherë andej, o këtej o andej, për të vazhdura të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!