Kosova luan nesër kundër Sllovenisë dhe Dardanët kanë fluturuar drejt Lubjanës. Në këtë ndeshje nuk do të jetë në stol sërish trajneri Bernard Challandes, i cili para vëllazërores me Shqipërinë doli pozitiv me COVID-19.
FFK ndërkohë ka bërë me dije se në sfidën e nesërme, që nis prej orës 20:45, do të mungojë fantazisti Bersant Celina. Mesfushori me tipare sulmuesi, i cili luan në Francë me Dijon, ka pësuar një dëmtim.
“Përfaqësuesja e Kosovës është nisur për në Lubjanë nga aeroporti “Nëna Terezë” në Tiranë. Me ekspeditën e Dardanëve nuk ka udhëtuar Bersant Celina, i cili për shkak të lëndimit, me rekomandimin e stafit mjekësor është kthyer në Prishtinë, ku pritet të riaftësohet për lojë për ndeshjen kundër Moldavisë”, bën me dije FFK. /abcnews.al