Rastet e raportuara në Portugali kanë tejkaluar 200,000 të prekur.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se spitalet janë në presion të vazhdueshëm për shkak të përkeqësimit të situatës.
Ministrja e Shëndetësisë Marta Temido, deklaroi në një konferencë shtypi se spitalet do të duan shumë javë të kthehen në normalitet për shkak të rritjes së pacientëve me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet kanë raportuar 6,653 persona të prekur me koronavirus, duke u konsideruar si shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
“Situata është serioze dhe më kritike se vala e parë e pandemisë”, u shpreh kryeministri Antonio Costa , ndërsa i bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirus dhe të shmangin daljet./abcnews.al/