U rrëzua nga ulliri në Sarandë, në gjendje të rëndë 61-vjeçari, transportohet me helikopter drejt Tiranës

schedule17:30 - 13 Nëntor, 2020

schedule 17:30 - 13 Nëntor, 2020

Rrëzohet nga ulliri transportohet për në Tiranë, në gjendje kritike banori nga Borshi.

Lavdosh Yzeiri, 61 vjeç banor i Borshit duke vjelë ullinjtë është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të kësaj të premte.

Sipas bluzave të bardha  të spitalit të Sarandës, 61 vjeçari Yzeiri nga rënia kishte pësuar fraktura të rënda në trup dhe ndodhej në gjendje kritike, gjë e cila ka bërë që ai të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!