Ndërsa vendi ka tetë muaj që përballet me pandeminë e Covid-19, kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka ngritur shqetësimin për menaxhimin e situatës.
Në një postim ë rrjetet sociale Xhaferraj shprehet se në spitalin e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në vend, gjenden vetëm 12 aparatura për oksigjen ku vetëm 8 janë të mirëfillta, ndërsa 4 janë të sajuara.
Kryedemokrati i Durrësit shton më tej se me se me hapjen prej sot te repartit të kujdesit Paliativ për të sëmurët me Covid-19, shtohen vetëm 8 bombula oksigjeni.
“Pra, spitali i Durrësit mund t’i shërbeje gjithsej 20 personave me Covid-19 duke vazhduar me vënien ne rrezik te atyre të cilët kanë nevojë për shërbime të tjera në spital. Ndonëse kishin plot 8 muaj për të shtuar kapacitetet, sot gjendemi përpara një kaosi ku të semuret dhe mjeket nuk kanë as infrastrukturën bazike për të lehtësuar trajtimin e rasteve”, shkruan Xhaferraj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Tanime, u shenuan 8 muaj nga rasti i pare i konfirmuar me Covid-19 ne vendin tone ku cdo mase ka provuar te kete qene ose e pamjaftueshme ose totalisht absurde. Si rrjedhoje, ndonese vend i vogel mjaftueshem per ta perballuar me mire pandemine, gjendemi perpara nje kaosi total ku qytetaret e prekur nga ky virus tinezar u duhet ta perballojne te vetem ate.
Kostot katastrofike te ‘shendetesise falas’ po i ndjejme cdo dite kur paguajme faturat ne farmaci, kur marrim me qira aparaturat e oksigjenit dhe kur therrasim infiermieret te na sherbejne ne shtepi. Mjeket dhe infermieret e rraskapitur nga muaj te tere ngarkese fizike dhe psikologjike, nuk kane asnje nga kushtet apo mjekimet e nevojshme per lehtesimin e punes se tyre.
Perkatesisht, ne spitalin e Durresit, qytetit te dyte me te madh ne vend, gjenden vetem 12 aparatura per oksigjen ku vetem 8 jane te mirefillta ndersa 4 jane te sajuara (!!). Me hapjen prej sot te repartit te kujdesit Paliativ per te semuret me Covid-19, shtohen vetem 8 bombula oksigjeni. Pra, spitali I Durresit mund ti sherbeje gjithsej 20 personave me Covid-19 duke vazhduar me venien ne rrezik te atyre te cilet kane nevoje per sherbime te tjera ne spital. Ndonese kishin plot 8 muaj per te shtuar kapacitetet, sot gjendemi perpara nje kaosi ku te semuret dhe mjeket nuk kane as infrastrukturen bazike per te lehtesuar trajtimin e rasteve.
Keto muaj e kane bere edhe me te dukshem deshtimin e Rames pasi nuk mund te besh shendetesi me PPP dhe nuk mund te luftosh pandemine me lajmet alternative te ERTV-se. Fakti eshte se Rama u ka vjedhur qytetareve ne nevoje per trajtim dhe mjekeve ne sherbim jo vetem mundesine per te perballuar sic duhet pandemine, por edhe dinjitetin.


