Kanë nisur edhe këtë mëngjes replikat në distancë mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për videon e publikuar mëngjesin e sotëm nga kryedemokrati Lulzim Basha, në të cilën i shprehte se ka humbur kontrollin mbi pandemimë.
LEXO EDHE: Rama tregoi pamjet nga Covid-4, Basha publikon videon: Ke humbur kontrollin e pandemisë
Ndërkohë, Rama e ka ripublikuar në llogarinë tij videon, ndërsa thotë se opozita ëndërron katastrofën, asfiksinë dhe vdekjen.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë”, shkruan Rama.
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf
— Edi Rama (@ediramaal) November 13, 2020
g.v/abcnews.al

