Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi në parlament se në Selanik, që është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi, masat drastike duhet të ishin marrë shumë më herët.
“Në Selanik përballemi me problemin më të madh. Ne duhet të kishim marrë masa drastike më herët. Përgjegjësia është e të gjithëve, por edhe e qeverisë para së gjithash. Dhe autoriteteve lokale” tha ai.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi se do të ketë mbështetje financiare për më të dobëtit, shtresat në nevojë për Krishtlindje.
“Do të ketë mbështetje financiare për familjet më të dobëta për Krishtlindje. Mundësia financiare ekziston dhe qeveria do të jape një mbështetje të prekshme për qytetarët në nevojë”.
Gjithashtu Mitsotakis tha se do të shpërndahen 50 mijë laptopë për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë.
“40,000 laptopë janë shpërndarë dhe ne do të arrijmë 90,000 në Shkurt 2021, dhe unë do t’i kërkoj Ministrisë së Arsimit të shpejtojë, nëse është e mundur” theksoi ai./ db/Abcnews.al