Vajza e regjisorit të njohur flet për punën në pornografi: Më shpëtoi jetën

schedule12:11 - 12 Nëntor, 2020

schedule 12:11 - 12 Nëntor, 2020

Vajza e regjisorit të famshëm të Hollywood, Steven Spielberg filloi karrierën në pornografi në fillim të këtij viti.

Mikaela Spielberg ka deklaruar se pikërisht ky rrugëtim ka qenë forcë shëruese në jetën e saj.

24-vjeçarja zbuloi për The Sun në fillim të këtij viti se filloi të punonte për industrinë e filmave për të rritur. Ndërsa së fundmi, ajo pranoi se puna në pornografi e ka shëruar nga e kaluara e saj.

“Mund të jetë e vështirë të keni besim tek vetja, kur ju është thënë se nuk jeni aq e bukur sa dikush të dëshirojë të bëjë seks me ju dhe zbuloni se kjo nuk është e vërtetë. Kjo mund të jetë një përvojë shërimi, e dini?. Jam mes një udhëtimi shërimi. Rreth dy vite më parë isha në gjendjen e time më të keqe. Me të vërtetë po e shijoj punën dhe më jep një mënyrë tjetër të këndvështruarit të jetë. E dua aq shumë atë. Me të vërtetë më pëlqen dhe ndoshta do e bëj përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës”, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!