“Te Juve nuk gjeta vazhdimësi, në Francë për të arritur Europianin”

schedule10:36 - 12 Nëntor, 2020

schedule 10:36 - 12 Nëntor, 2020

Mattia De Sciglio në verë vendosi të lërë Juventusin dhe t’i bashkohet Lyon në formën e huazimit. Mbrojtësi te kampionët e Italisë nuk arriti të gjejë nivelin e duhur dhe nuk u shndërrua asnjëherë në titullar fiks.

Në një intervistë për mediet franceze De Sciglio është shprehur se erdhi te Lyon për të arritur të grumbullohet me Italinë në Europianin e verës. Te Juventusi nuk arriti të gjejë vazhdimësinë dhe do provojë ta bëjë këtë në Francë, megjithëse deri më tani ka luajtur vetëm në dy ndeshje.

 

“Zgjodha të vij te Lyon sepse ata besuan te mua dhe treguan se më donin vërtetë të isha pjesë e tyre. Besimi që ata më dhanë më shtyu të pranoja huazimin menjëherë. Kishte ardhur koha që të provoja një përvojë jashtë vendit.

Këtu dua të gjej qëndrueshmëri, diçka që nuk isha në gjendje ta shijoja sezonin e kaluar dhe për këtë arsye mund të kthehem në rrugën e duhur, të bëj çmos për të ndihmuar Lyon të arrijë objektivat e tij këtë sezon dhe të shpresoj të marr pjesë në Euro 2020.

Nuk e di çfarë do të bëj në të ardhmen. Mund të qëndroj këtu ose të kthehem në Itali, me të vërtetë nuk kam asnjë ide tani”, u shpreh mbrojtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!