Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ishte infektuar me Covid-19, ndahet nga jeta mësuesi nga Gramshi! Reagon Evis Kushi

schedule10:07 - 12 Nëntor, 2020

schedule 10:07 - 12 Nëntor, 2020

Një tjetër mësues humb betejën me Covid-19. Xhevit Dermyshi mësues në një shkollë të Gramshit nuk ka arritur të mbijetojë megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Lajmin e ka bërë me dije faqja e Njësisë Vendore në Gramsh. Në deklaratë e saj thuhet se kontributi profesional dhe shoqëror i Dermishit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.



Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi. “Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm.

Gjej rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit. Njëkohësisht, dua të bëj thirrje që të gjithë të tregojmë rigorozitet në zbatimin e çdo mase që e parandalon këtë virus të pabesë!”, shkruan Evis Kushi. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!