Bindet Elbasani, asnjë qytetar në rrugë, policia ngre postblloqe për kokëfortët

schedule23:31 - 11 Nëntor, 2020

schedule 23:31 - 11 Nëntor, 2020

Qytetarët e Elbasanit i janë bindur urdhrit për orën policore për shkak të Covid-19 duke u futur brenda në shtëpi përpara se akrepat të shënonin 22:00.

Gazetari i “ABC”-së Aldo Kozarja u shpreh se në rrugë nuk ka lëvizje përveç forcave të policisë që kanë ngritur disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit për të ndaluar rebelët.

Lexo edhe: Heshtje! Ora “covidiane” vë në gjumë Bllokun

“ABC”-ja solli mbrëmjen e sotme një vëzhgim të situatës në Tiranë, Fier, Vlorë dhe qytete të tjera të vendit.

Lexo edhe: Izolim nga 22:00-06:00! Policia në rrugë, kushtet për të dalë

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra për ata që thyejnë urdhrin. Por ka edhe disa përjashtime për kategoritë e qytetarëve që lejohen që të lëvizin në këtë orar dhe kushtet që duhet të plotësojnë.

Lexo edhe: Nuk pipëtin as miza, vetëm qentë lehin rrugëve!

Përjashtim bëjnë emergjencat shëndetësore, institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Administrata do të punojë nga shtëpia. Masat janë në fuqi deri në datë 2 dhjetor./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!