Covid bën kërdinë tek “togat e zeza”, pas Tiranes dhe Gjirokastrës, mbyllet dhe Gjykata e Beratit

schedule17:40 - 11 Nëntor, 2020

schedule 17:40 - 11 Nëntor, 2020

Pas mbylljes së Gjykatës së Tiranës, Sarandës dhe Gjykatës së Gjirokastrës është mbyllur edhe Gjykata e rrethit të Beratit.

Ashtu si dy institucionet e tjera, shkak për mbylljen është bërë rastet me Covid të punonjësve në Gjykatë.

Me anë të një njoftimi Gjykata e Beratit thotë se do të shqyrtohen vetëm çështjet me karakter “Urgjent” ndërkohë gjithë proceset e tjera do të pezullohen.

Sakaq Gjykata e Beratit ka njoftuar se rinisja e veprimtarisë gjyqësore do të njoftohet në një kohë tjetër, duke mos saktësuar asnjë datë fikse për rifillimin e aktivitetit të saj.

n.d./abcnews.al