Moti i keq sjell probleme në Greqi

schedule15:09 - 27 Qershor, 2018

schedule 15:09 - 27 Qershor, 2018

Moti i keq dhe reshjet e dendura në 24 orët e fundit kanë krijuar probleme serioze dhe dëme materiale në disa qytete të Greqisë. Rajonet më të goditura janë ato të Halkidhikisë dhe Sitonisë.

Në këto rajone janë përmbytur shumë banesa, rrugë dhe makina. Rrugët janë shndërruar në lumenj, ndërsa dëme të mëdha materiale ka edhe në infrastrukture.

Megjithatë, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar ose viktima. Ndërkohë, dëme më të vogla ka pasur edhe në disa rajone të tjera në Greqi. Stuhia “Nefeli” ka bllokuar dhe autostradën e vjetër Athinë-Korint./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!