Jo vetëm Bernard Challandes me koronavirus. Dy trajnerë të tjerë kombëtaresh kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për Marco Rossin (trajneri i Hungarisë) dhe Janne Anderson (trajneri i Suedisë).
I pari ka nisur karantinën dhe do të mungojë në duelet me Islandën (miqësore) dhe dy takimet shtëpiake të Nations League ndaj Serbisë dhe Turqisë.
Në karantinë edhe trajneri nordik. Anderson e ka nisur izolimin që në javën e kaluar. Një familjar i tij u infektua me Covid-19 dhe të njëjtin fat ka pësuar edhe timonieri i Suedisë.
Ndërkohë, miqësorja Norvegji-Izrael është anuluar. Shkaku lidhet me faktin që një prej lojtarëve të kombëtares izraelite është prekur nga pandemia.
Federata skandinave e futbollit shpjegon se vendimi për të mos luajtur këtë miqësore u mor nga autoritetet shëndetësore të Norvegjisë. /abcnews.al