Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shprehet i gatshëm për dialog dhe kompromis me palën Kosovare. Pavarësisht se pretendon se është i përkushtuar ndaj paqes, thekson se nuk është i gatshëm dhe nuk do të pranojë kurrë ndonjë siç tha “Stuhi” të re, eksod të ri dhe krime kundër serbëve. Këto komente ai i bëri në fund të stërvitjes ushtarake dhe policore “Goditja e Përbashkët 2018” në Kralevë.
“Kjo stërvitje tregoi se ne jemi të gatshëm të mbrojmë sigurinë tonë në rast të një sulmi ndaj vendit tonë dhe njerëzve dhe për të ndaluar këdo që mendon se problemet duhet të zgjidhen sot nga dhuna”, është shprehur Vuçiç.
Një ditë më parë, në mediat serbe u raportua se presidenti Vuçiç do të takohet përsëri pas dy javëve me homologun Thaçi në Bruksel për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./abcnews.al