Një moment shumë emocionues është bërë viral në rrjetet sociale. Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur një ish prima-balerinë që vuan me Alzheimer transformohet kur dëgjon muzikën nga liqeni i Mjellmave.
Marta C Gonzalez shfaqet e ulur në karrigen e saj me rrota ,ndërsa një kujdestare i vendos asaj kufjet dhe fillon të luajë Liqenin e Mjellmës së Tschaikovsky, muzikë të cilën Gonzalez e ka kërcyer në rininë e saj.
Ajo ka qenë primabalerinë me New York Ballet në vitet 1960. Ndërsa muzika fillon, Gonzalez preket dhe duart e saj instiktivisht ribëjnë lëvizjet e këndshme që kishte realizuar në skenë, më 1967.
Marta vazhdon të ndjekë ritmin dhe kujton koreografinë që kërceu dekada më pare, kur ishte e re. l.k/abcnews.al