Kukësi dhe Tirana kanë “hallet” e tyre. Verilindorët prej rezultateve, kurse kampionët në fuqi pritet të humbin një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega e ka nisur kampionatin me dy humbje dhe presidenti Safet Gjici sigurisht që nuk është i kënaqur.
Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, ai ka zhvilluar një takim me trajnerin Gega dhe drejtorin sportiv Nexhipi dhe ka qenë i qartë në atë që ai kërkon: tre fitore në takimet e radhës. Fillimisht në Kupë me Besën dhe më pas kundër Teutës dhe Laçit në kampionat. Një mision jo i lehtë.
Të kthehet te Tirana, që mund të humbë ganezin Ëinful Cobbinah. Prej kohësh ai ka pasur një ofertë nga jashtë dhe në emisionin Pressing në ABC e kishte shprehur diçka të tillë edhe Hektor Çomo.
Fillimisht ishte përmendur Turqia si opsion për të ardhmen e Cobbinah, ndërkohë që një ditë më parë mediat ganeze shkruanin edhe për akord mes Tiranës dhe klubit, emri nuk zbulohet, që do të blejë mesfushorin me tipare sulmuese.
Gazeta e përmendur më lart raporton se kampionët në fuqi do të përfitojnë nga transferimi i Cobbinah dhe bëhet fjalë për shumën e 150 mijë eurove. Një shifër e kënaqshme, duke pasur parasysh që kontrata i përfundon në mbyllje të këtij sezoni. /abcnews.al