Simboli i rrugëve të Amerikës, Harley-Davidson ka njoftuar se do të zhvendosë prodhimin e motorëve jashtë Shteteve të Bashkuara, për të shmangur, barrën e tarifave të Bashkimit Evropian.
Javën e kaluar, BE-ja vuri taksa hakmarrëse mbi prodhimet amerikane, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Evropa dhe vende të tjera aleate.
Sipas kompanisë, tarifat kanë shtuar çmimin mesatarisht me 2,200 dollarë për çdo motor të eksportuar nga SHBA-ja në BE dhe kjo vlerë nuk do të përballohej më nga qytetarët.
Aksionet e Harley-Davidson pësuan një rënie me 5 % gjatë ditës së djeshme. Kompania e motorëve, Harley-Davidson, me seli në shtetin Uiskonsinit, me degë në Australi, Brazil, Indi dhe Tajlandë ajo njoftoi se do të rrisë investimet në fabrikat e saj ndërkombëtare, por nuk tregoi se në cilat.
Për këtë ka reaguar dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke kritikuar firmën e motoçikletave. Ai shkroi në Twitter se ishte i befasuar që kompania u bë “e para që valëvit flamurin e bardhë për tu larguar. Trump shkroi se luftoi shumë për ta”. /Klan Plus