Mund të qëndrosh!
Për disa minuta më parë këto fjalë dukeshin të pamundura, por Albana Ndoci thotë se kur dëgjoi këto fjalë nga zyrtarë të Emigracionit dhe Doganave në SHBA, mbylli sytë dhe mendoi vetëm për një gjë: të përqafonte sërish tre vajzat e saj.
Ndoci la Shqipërinë para 16 vitesh dhe shkoi në Amerikë. Ajo kishte përfituar leje pune dhe ka tre vajza 15, 12 dhe 6 vjeçe. Dy të voglat vuajnë nga disa sëmundje të ndyshme, skoliozë dhe disa komplikacione në zemër.
“Isha nervoze. Më pas më thanë që mund të qëndroja. Isha shumë e lumtur, mendoja për vajzat”, tha ajo pasi doli nga zyrat e Agjencisë së Emigracionit të martën.
Nëna emigrante shqiptare, 40 vjeç, tha se ishte e kënaqur nga vendimi që shtynte për një vit dhënien e një vendimi zyrtar nëse do të ndahet apo jo nga familja e saj.
Megjithatë për shumë njerëz ky vendim ishte e papritur. Ajo u shpreh se i frikësohej deportimit të menjëhershëm pasi kishte dëgjuar javët e fundit për prindërit që ishin ndarë nga fëmijët e tyrë në kufirin me Meksikën.
40-vjeçarja tha se zyrtarët i kishin thënë që nuk mund të largohej për sa kohë fëmijët i kishte në shkollë. Prapë se prapë ajo duhet të kthehet sërish në ato ambiente për të marrë vendimin përfundimtar.
Ndërkohë një grup aktivistësh po e prisnin Ndocin pasi doli nga zyrat e emigracionit dhe e përgëzuan. Sipas tyre, ajo nuk është viktimë e administratës Trump në lidhje me politikat e ashpra ndaj emigrantëve.
Avokatët e saj thonë që Albana ka fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë. Megjithatë, ata thanë se nuk mund të diskutojnë kushte specifike përsa i përket shtyrje së vendimit për të. Sipas tyre, ajo është një nga të paktat emigrante që i është garantuar shtyrje vendimi që kur Donald Trump mori pushtetin./abcnews.al