Kreu i Task-Forcës: Mos mbani sytë nga spitali, mjekët e familjes të udhëheqin pacientët me Covid

schedule19:39 - 10 Nëntor, 2020

schedule 19:39 - 10 Nëntor, 2020

Situata epidemiologjike në vend vijon të jetë shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 8 viktima nga COVID-19.

Kreu i Task-Forcës Shkëlqim Hajdari ka falënderuar punën e mjekëve të cilët janë përballë rrezikut të koronavirusit.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, ai iu bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, ndërsa shton se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga COVID-19.

Sakaq ai shton se qytetarët duhet të kujdesen për veten, familjarët dhe të afërmit e tyre, pasi sipas tij spitali nuk duhet të jetë alternativa e vetme, duke theksuar se mjeku i familjes mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi më mirë se kushdo.

Statusi:

Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.

Thirrja ime publike është:

“Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”!

Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës.

Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë”./i.k.,/abcnews.al/