Talebanët apel për Biden: Tërhiq trupat amerikane nga Afganistani

schedule10:37 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 10 Nëntor, 2020

Talibanët i kanë bërë thirrje administratës së ardhshme të Shteteve të Bashkuara, e cila do të udhëhiqet nga presidenti i zgjedhur, Joe Biden, që t’i përmbahet marrëveshjes së muajit shkurt për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, raporton economictimes.

Shtetet e Bashkuara tashmë  kanë filluar tërheqjen e trupave sipas kësaj marrëveshjeje dhe tërheqja e plotë pritet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm, nëse palët u përmbahen premtimeve. Ndërkohë talibanët janë ende duke vazhduar bisedimet e paqes me qeverinë afgane në Doha të Katarit.

“Emirati Islamik i bën thirrje presidentit të zgjedhur amerikan dhe administratës së tij të  ardhshme se zbatimi i marrëveshjes është mjeti më i arsyeshëm dhe më efektiv për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve tona”, thuhet në deklaratën e grupit militant.

Pavarësisht zhvillimit të bisedimeve për paqe, dhuna në Afganistan nuk është ndalur. Talibanët kanë sulmuar kryeqytetet provinciale, duke  nxitur në disa raste edhe reagimin e Shteteve të Bashkuara përmes sulmeve ajrore.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte premtuar se do t’i jepte fund luftës në Afganistan dhe se trupat amerikane do të tërhiqeshin deri në fund të dhjetorit. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!